back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeZyrtari i lartë i Telekomit dyshohet se e plagosi veten gjatë përleshjes

Zyrtari i lartë i Telekomit dyshohet se e plagosi veten gjatë përleshjes

Të ngjajshme

Seanca e parë e Legjislaturës XI të Kuvendit, 72 deputetë të rinj

Kuvendi nisi sot seancën e parë të Legjislaturës XI,...

Rashani befason të gjithë me skuadrën e re

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani karrierën do ta vazhdoi...

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Një zënkë në mes të punëtorëve të Telekomit të Kosovës, në ndejën e organizuar nga kjo kompani për fund vit, ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, derisa, një person, gjatë rrahjes do t’ia drejtonte armën e tij një kolegut me të cilin u përfshi në rrahje. Me të njëjtën armë ai dyshohet se gjatë përleshjes plagosi vetën. Bëhet fjalë për Shaban Ramaj që në këtë institucion është Zëvendës Drejtor i Departamentit të Logjistikës, kanë bërë të ditur për Gazetën Express burime brenda Telekomit.

Në njërën nga kafiteritë e Prishtinës, në pjesën e njohur si Kafet e Vogla, mbrëmë pak para mesnatës, në ndejën e organizuar për festat e fund vitit, ka ndodhur një përleshje që më vonë do të eskalonte deri në gjuajte me armë zjarri.

Krejt incidenti ka ndodhur në ahengun e organizuar nga kompania Telekomi i Kosovës, për punëtorët e saj.

Sipas burimeve të Express, disa punëtorë të kësaj kompanie që dyshohet se ishin në gjendje të dehur, do të kapeshin mes vete, fillimisht duke u rrahur, derisa, një nga ta, do të nxirrte armën.

Me të njejtën armë, personi që sipas burimeve është Shaban Ramaj, e që mban një pozitë të lartë në kompani, atë të Zëvendës Drejtorit të Logjistikës, dyshohet se ka plagosur edhe vetën.

Këtë version e kanë dhënë edhe në Policinë e Kosoëvs.

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri te plagosja ka ardhur pas një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht, është vetë plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

Shaban Ramaj

Pas publikimit të lajmit, u bë e ditur se bëhet fjalë për truprojën e Kryetares së Bordit në Telekom, Besa Shatri. E njëjta më vonë do të reagonte duke mohuar se ai person është shoferi dhe truproja e saj.

“Është shkruar sot se mbrëmë me armë zjarri është plagosur truproja dhe shoferi im personal gjë që nuk është e vërtet. Personi në fjalë Shaban Ramaj nuk është truproje i imi dhe asnjë njohuri nuk kam për ngjarjen e ndodhur mbrëmë”, thotë ajo./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz