HomeLajmeZyrtarët policorë lëndohen gjatë një operacioni kundër drogës në Korçë

Zyrtarët policorë lëndohen gjatë një operacioni kundër drogës në Korçë

Të ngjajshme

WBC zbulon kundërshtarin e radhës të Usykut, meçi mund të zhvillohet në Gjermani!?

Pas spektaklit dramatik në Egjipt, ku kampioni i trefishtë...

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arrestuar dhe 40 nën hetim

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare të...

Nesër fillon fushata, partitë nisin tubimet hapëse

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis...

Subjektet politike nisin nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mëngjesin e sotëm, më 27.05.2026, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së Korçës, i cili, së bashku me kolegun e tij u lënduan gjatë detyrës në një rast.

Sipas Policisë, zyrtarët policor u lënduan në rastin e goditjes së lëndëve narkotike, si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit.

Hita i ka uruar shërim sa më të shpejtë të dyve, ndërsa ka bërë të ditur se kolegu i tij është në gjendje më të mirë.

“Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht.” ka thënë Hita.

Hita ka theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie do të vlerësohet maksimalisht nga ai, si drejtor i Përgjithshëm, dhe se do të jetë përherë në krahun e tyre.

“Sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin. Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës.” ka shtuar Hita.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz