Zyrtare: Votohet nga Kuvendi – ky është kryeministri i ri i Maqedonisë Veriore
BILLI

Lexo edheFillojnë hetimet për zjarrfikësit që dolën në foto para një shtëpie teksa digjej natën e Vitit të Ri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, tashmë kryeministri i ri, Oliver Spasovski.
Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së.
Kryeministër do të jetë Oliver Spasovski, për ministre të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ministër pa resor, zëvendëskryeministri i deritashëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, për zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike, Mila Carovska. Për ministër të Brendshëm do të jetë Naqe Çullevin.
Nga LSDM-ja për ministër shtesë të Punëve të Brendshme kanë propozuar, Sllavjanka Petrovska dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelj.

Lexo edheFillojnë hetimet për zjarrfikësit që dolën në foto para një shtëpie teksa digjej natën e Vitit të Ri
Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është për momentin, VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti, krahas Çullevit, për ministër i Punës dhe Politikës Sociale kanë propozuar, Rashella Mizrahi, për zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkoski dhe për Bujqësi, Cvetan Trifunovski.