Mevlan Zeka është futbollisti i rradhës që ka rinovuar me klubin e Feronikelit, transmeton Gazetasheshi.com.
Sulmuesi gjakovar është pajtuar që të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat e klubit kampion edhe për një edicion tjetër.
Zeka ishte vetëm futbollisti i rradhës që rinovoi me kampionët në fuqi pas Arbër Prekazit, Përparim Islamit, Yll Hoxhës, Albert Dabiqajt, Astrit Fazliut, Mendurim Hotit, e Kastriot Rexhës.
Lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të “Niklit”:
ZYRTARE, ZEKA RINOVON ME NIKLIN
Zeka është shpallur kampion i Kosovës dhe arriti triumf në Kupë këtë sezon.
Zeka konsiderohet një sulmues tejet cilësor.
Ai pritet që ta bartë barrën në ekip edhe për ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.
/Gazeta Sheshi/