Balotelli è ufficialmente un nuovo giocatore del Brescia Calciohttps://www.bresciacalcio.it/news/ultime-news/12438/balotelli-e-ufficialmente-un-nuovo-giocatore-del-brescia-calcio …
Zyrtare: Mario Balotelli në Serie A, rikthehet te ish skuadra e tij

Sulmuesi problematik, Mario Balotelli, është rikthyer te Brescia, te skuadra e tij e fëmijërisë, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra e Brescias përmes faqes se tyre zyrtare kanë njoftuar për transferimin e Mario Balotellit. 29 vjeçari i bashkohet italianëve si transfer i lirë, teksa së fundmi ishte pjesë e Marseille në Francë.
Klubi italian ka njoftuar se sulmuesi ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare, duke mos zbulur se sa për sa vite bëhet fjalë.
“Mario Balotelli Barwuah është zyrtarisht një lojtar i ri i Brescia. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me ‘Rondinelle’. Kthimi në Itali, pas tre vjetësh, u mundësua nga vendosmëria dhe entuziazmi i Marios për t’u rikthyer në Brescia, qyteti ku ai u rrit dhe ku që kur ishte fëmijë ai u dallua për aftësitë e tij fizike dhe teknike. Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në selinë e Brescia Calcio, Via Solferino 32, në orën 4:45 pasdite” – thuhet në njoftimin e klubit të Brescias.
Lexo edheHaxhiu pyet: Përse nuk po fillojnë punimet për Parkun dhe Shtatoren e Fadil Vokrrit
Brescia Calcio BSFC✔@BresciaOfficial
Balotelli thuhet se do të përfitojë prej 1.5 milionë euro në vit(plus bonuse) dhe një rinovim automatik në rast se Brescia shpëton nga rënia nga Serie A këtë sezon./gazetametro.net















