Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Barcelonës

Quique Setien është zgjedhur nga Barcelona për ta zëvendësuar Ernesto Valverden.
Bordi i Barcelonës e ka aprovuar vendimin që 61 vjeçari të bëhet trajner i ri i Blaugranës në mënyrë unanime, me ish trajnerin e Betisit që është përfolur si zëvendësues i Valverdes që nga mëngjesi.
Një ditë ndryshe filloi sot në Barcelonë në mëngjes kur Valverde mbajti stërvitjen e tij të fundit në mesditë, e që mandej Josip Maria Bartomeu e informoi atë se koha e tij në klub ka marrë fund.
Në mbrëmje, ka pasur një takim të tensionuar të bordit por Setien është zgjedhur për ta drejtuar skuadrën deri në qershor.

Lexo edheEriksen shumë afër kalimit në Inter
Detalet e kontratës ende nuk janë finalizuar por nuk pritet që të këtë problem pasi që agjenti i Setien tashmë është në Barcelonë.















