BallinaShqiptareZyrtare, ja sa do paguajmë në Rrugën e Kombit

Zyrtare, ja sa do paguajmë në Rrugën e Kombit

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Tashmë është fakt! Kush kalon në Rrugën e Kombit, do paguajë!

Hapet rruga për zbatimin e kontratës së koncesionit të Rrugës së Kombit, që do të thotë se për të kaluar në këtë rrugë automjetet duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve – Kastrati” që do të mirëmbajë autostradën është botuar në Fletoren Zyrtare.

Kontrata e koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot– Morinë”, ndër të tjera përjashton nga kjo pagesë automjetet e forcave policore e ushtarake, si dhe autoambulancat e zjarrfikëset. Për te gjitha mjetet e tjera do të ketë një vlerë të ndryshme pagese, ndërkohë që tarifa mesatare është parashikuar 5 euro.

Taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH. Tarifa nuk do të jetë fikse përgjatë 30 viteve. Pasi të ndërtohet pika e pagesës, ajo do të kryhet në lekë ose në euro, dhe do të tërhiqet nga kompania cash ose me kartë krediti/debiti

Ndërkohë për banorët e zonës, kryesisht të Kukësit që janë përdoruesit më të shpeshtë të kësaj rruge, është gjetur zgjidhje. Kompania koncesionare do të paguajë 120 mijë euro për tre vitet e para me qëllim minimizimin e kostove për banorët. Mbi bazën e fluksit të automjeteve, është përllogaritur që në një vit koncesionari të arkëtojë mesatarisht rreth 8 milionë euro. Marrëveshja parashikon se në rastet kur fluksi i automjeteve që qarkullon në këtë rrugë nuk arrin të sigurojë këtë nivel të ardhurash, atëherë qeveria shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktor do të duhet të plotësojë me të ardhura të tjera publike deficitin e krijuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz