Ka vetëm pak muaj sa është pjesë e futbollit kosovar, por futbollisti nga Bregu i Fildisht, Hamend Kone është adoptuar mjaft mirë në eliten tonë.
Kone siç njofton faqja zyrtare e Feronikelit do largohet nga skuadra pas përfundimit të kampionatit, shkruan futbollikosovar.com.
Duke e falënderuar për kontributin e madh të dhënë dhe për energjinë e treguar në fushë, klubi njofton që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit. Për këta muaj sa qëndroi tek klubi ynë, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu. Ne e falëndrojmë për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshirojmë fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme.
