Zyrtare: Ekipi i Superligës së Kosovës transferon futbollistin serb!
BILLIPërditësuar më
Lexo edheGashi i dorëzon vendimin familjes së Fadil Vokrrit si vlerësim për kontributin e tij
Skuadra e Ballkanit para pak minutave ka bërë zyrtare edhe një transferim.
Ekipi nga Suhareka ka transferuar sulmuesin qendror, Demir Avdic – shkruan GazetaBlic.
Avdic është 28 vjeçar dhe ka prejardhje nga Serbia. Ai ka filluar karrierën e tij në Serbi, ku ka luajtur për klubet FK Josanica, Novi Pazar, Sindjelic, FK Sloga Sj dhe Zlatibor.
Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar faqja zyrtare e Ballkanit.

Lexo edheGashi i dorëzon vendimin familjes së Fadil Vokrrit si vlerësim për kontributin e tij
“Përshëndetje të dashur miq dhe tifoz të klubit. Lojtari ynë më i ri është qendër sulmuesi, Demir Avdic i cili së fundmi ka qenë lojtar në disa klube në Austri, gjithashtu karrierë ka pasur edhe në Bosnjë, Maltë, Mal të Zi, Suedi etj. Na prift e mbara”, shkruhet në njoftim.
Vlen të ceket se lojtari në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Trepçës 89′.