Zyrtare: Dikur ishte futbollist, sot Tonelli bëhet trajner i Empolit

Lorenzo Tonelli është trajneri i ri i Empolit. Ish-mbrojtësi i klubit italian do të marrë drejtimin e ekipit të parë, ndërsa në stafin e tij do të jetë edhe Francesco Tavano.
Klubi i Empolit ka zyrtarizuar Lorenzo Tonellin si trajner të ri të ekipit të parë. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga ndeshja e ardhshme kundër Hellas Veronës, shkruan Indeksonline
Tonelli do të zhvillojë seancën e parë stërvitore këtë pasdite në qendrën stërvitore “Sussidiario del Carlo Castellani Computer Gross Arena”.
𝐌𝐈𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐋𝐎𝐑𝐄𝐍𝐙𝐎 𝐓𝐎𝐍𝐄𝐋𝐋𝐈 🩵
Empoli Football Club è lieta di annunciare che, a partire dalla prossima sfida contro l’Hellas Verona, Lorenzo Tonelli assumerà la guida tecnica della prima squadrahttps://t.co/xOGhONYDvL pic.twitter.com/GqAQmD1wJe
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) November 26, 2026

Lexo edheFerizaj e mposht Lirinë e Prizrenit, e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e dytë
Në stafin e tij teknik do të jetë edhe Francesco Tavano, i cili do të mbajë rolin e asistentit teknik.
Me kalimin e viteve, ai u shndërrua në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës, duke qenë pjesë e ekipit që siguroi ngjitjen në Serie A në sezonin 2013/14. Debutimin në elitën e futbollit italian e bëri në gusht të vitit 2014.
Pas dy sezonesh të tjera te Empoli, Tonelli u transferua te Napoli dhe më pas te Sampdoria. Në gusht të vitit 2021, ai u rikthye në klubin ku nisi karrierën e tij profesionale.
Ndeshjen e fundit me fanellën e Empolit e zhvilloi më 23 prill 2023, kundër Interit, përpara se t’i përkushtohej karrierës si trajner.
Fillimisht, ai drejtoi ekipin U-16 dhe më pas atë U-17 të Empolit. Në sezonin e tij të parë arriti deri në çerekfinalet e kampionatit, ndërsa sezonin e kaluar e udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion në kategorinë përkatëse./Indeksonline/







