Zyrtare: Barcelona e shkarkon Quique Setienin
BILLI

Lexo edheSuper Sevillia, përmbys Man United dhe arrin në finale

Tashmë është zyrtare. Barcelona e ka shkarkuar trajneri, Quique Setién, vendim që erdhi pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve 8-2 nga Bayern Munich.
Quique Setien më nuk është trajner i Barcelonës.
Klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar se kanë ndarë rrugët me Setienin, i shumë kritikuari pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bayern Munich në Champions League, raporton Express.
Barça i ka uruar fat Setienin duke e falënderuar për muajt sa ishte në stolin e katalunasve.

Lexo edheSuper Sevillia, përmbys Man United dhe arrin në finale
Ai erdhi në Barcelonë në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes dhe që në fillim, nuk arriti të ndryshojë diçka në skuadrën e Barcelonës dhe në fund u desh të lirojë vendin për dikë tjetër.
Raportohet se Ronald Koeman pritet të marrë drejtimin e Barçës.