Ivan Rakitic mund të kishte luajtur për Zvicrën së bashku me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, por ai edhe pse kishte lindur në këtë shtet, në fund vendosi për të luajtur për Kroacinë
Ivan Rakitic po shkëlqen në Kupën e Botës me Kroacinë, por ai shumë lehtë mund të ishte pjesë e përfaqësueses helvetike, pasi ai është i lindur dhe rritur në Zvicer, shkruan Periskopi.
Babai i Rakiticit është nga Sikirevci, një qytet në Kroaci, nëna e tij është nga një familje kroate, por u rrit në atë që tani është Bosnja dhe Hercegovina. Ata gjatë mesit të viteve 1980 u zhvendosën në Zvicër. Rakitic ka lindur në mars të vitit 1988 në Mohlin, një qytet zviceran prej rreth 10,000 banorësh.
Rakitic kishte filluar karrierën e tij te Mohlin-Riburg më 1992, më pas në vitin 1995 kalon te Basel ku qëndroi për 10 vite dhe pastaj vazhdon karrierën te Schalke.
Pas Gjermanisë ai kaloi në Spanjë te Sevilla ku qëndroi tri sezone dhe në vitin 2014 ai transferohet te Barcelona.
30 vjeçari ishte paraqitur për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Zvicres, por kur ftesa i erdhi nga Kroacia në vitin 2007, ai nuk mendoi dy herë dhe vendosi ta përfaqësonte shtetin prej nga vijnë prindërit e tij.
Në ditën të cilën ai e kishte pranuar ofertën për të luajtur për Kroacinë, Rakitic dhe familja e tij përjetoi tmerrin e vërtetë.
Familja e Rakiticit pranuan shumë kërcënimë me vdekje, shtëpia e tyre ishte e shkatërruar nga zviceranet.
“Ishte një skandal. Ishte diçka shumë e çuditshme. U bë i famshëm në Zvicër. Gjithkush fliste për incidentin,” thotë Eva Tedesco, gazetare zvicerane e ’20 Minuten’ për ‘Bleacher Report’.
‘Zviceranet nuk e pranuan vendimin e tij. Ata thanë ‘Oh, ai u rrit këtu, gjithë karrierën dhe edukimin në futboll e mori këtu. Ai luajti për të gjitha grupmoshat e Zvicres dhe tani për shkak të parave, ai vendos që të luajë për Kroacinë’.
“Unë nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por Ivan mua më ka thënë që nuk ka marrë para. Reagimi ishte i tmersshëm. Prindërit e tij u kërcënuan me vdekje. Ata nuk mund të dilnin jashtë pasi të gjithë njerëzit filsin gjëra të këqija,”.
Ivan Rakitic sonte kualifikoi Kroacinë në gjysmëfinale pasi shënoi penalltinë vendimtare ndaj Rusisë./Periskopi/
