Zjarri pranë pistës së garave, flasin nga Zjarrfikësit: Situata është nën kontroll
dp

Lexo edheKurti e pret Senatoren Ernst, adreson kërkesë për Bondsteel’in, i flet edhe për rëndësinë e “marrëveshjes” me partitë

Zjarri dyshohet se ka kapluar një deponi me goma të vjetra, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur në zonën përreth.
Lidhur me rastin, ka folur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, i cili ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
“Ne e kemi marrë informacionin rreth orës 14:20 për një zjarr që ishte duke u zhvilluar në zonën mes Sllatinës dhe Vrellës, afër pistës së garave të veturave, ku nga flakët janë përfshirë gomat e vendosura për mbrojtje. Ekipet e para që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë qenë ato nga Lipjani, pasi ajo zonë është nën përgjegjësinë e tyre, ndërsa ekipet nga Prishtina kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë. Zjarri tashmë është vënë nën kontroll, por një ekip vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar nëse ekziston endE ndonjë rrezik”, ka thënë Shkodra. /Lajmi.net/

Lexo edheKurti e pret Senatoren Ernst, adreson kërkesë për Bondsteel’in, i flet edhe për rëndësinë e “marrëveshjes” me partitë