Zjarri përfshinë Fakultetin në Prishtinë (Video/foto)
01·

Një zjarr ka shpërthyer fillimisht në kontejnerët afër kampusit universitar në Prishtinë e më pas i njëjti ka përfshirë edhe objektin e FSHMN, raporton Indeksonline.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke tentuar ta lokalizojnë zjarrin.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë për Indeksonline se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.

Lexo edheHarta e dhimbjeve: Si ta kuptoni çfarë i shkakton realisht dhimbjet në trup
Ajo tha se informata ka arritur në polici rreth orës 15 e 20 minuta ndërsa policia menjëherë i është përgjigjur rastit./Indeksonline/















