HomeLajmeKryeziu: Xhelal Sveçla dha leje për hapjen e pompës, e sot i...

Kryeziu: Xhelal Sveçla dha leje për hapjen e pompës, e sot i njejti kërkoi rrënimin e saj

Të ngjajshme

Përçarje te Brazili, Neymar akuzohet se po mban ‘peng’ kombëtaren

Superylli brazilian Neymar, 34 vjeç, është përfshirë në një...

Droni në Rumani, reagon Putini: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar incidentin me dronin...

Uran Ismaili: Vlerat e UÇK-së janë të përbashkëta, përtej çdo dallimi partiak

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy...

Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, ka vazhduar kritikat ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, duke pretenduar se i njëjti person që dikur kishte mbështetur hapjen e pompës së derivateve të familjes së tij, sot po kërkon rrënimin e saj.

Kryeziu tha se në vitin 2017, kur Xhelal Sveçla, kishte dhënë leje për funksionalizimin e pompës “Patroni”, madje sipas tij ishte shprehur i kënaqur që biznesi do të krijonte vende të reja pune për qytetarët.

Sipas Kryeziut, tani po veprohet ndryshe nga i njëjti subjekt politik, i cili po kërkon rrënimin e objektit. Ai pretendon se veprimet janë ndërmarrë pa një vendim të gjykatës dhe se rasti po trajtohet në mënyrë të padrejtë.

“Personi që ka dhënë urdhër për mbylljen e pompës është i njëjti që dikur kishte dhënë mbështetje për hapjen e saj”, deklaroi Kryeziu gjatë intervistës në T7.

Kujtojmë se Kryeziu u shoqërua në Polici gjatë aksionit për rrënimin e pompës në Fushë Kosovë, pasi kundërshtoi zhvillimet në vendngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz