Zjarret në Shqipëri, Mbrojtja Civile: Situata nën kontroll, vijon ndërhyrja në vatrat aktive
dp

Lexo edheSot i jepet lamtumira e fundit mjekut Rrahman Maxharraj, që u aksidentua dje në Prishtinë

Situata e zjarreve në Shqipëri paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile vijojnë ndërhyrjet në vatrat aktive.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Vatra aktive vijojnë të monitorohen në Dajt, Cikallesh dhe Priskë të Madhe, ndërsa zjarret në disa zona të Mallakastrës dhe Krujës janë vënë nën kontroll, shkruan absnewsal.

Lexo edheSot i jepet lamtumira e fundit mjekut Rrahman Maxharraj, që u aksidentua dje në Prishtinë
Në operacion janë angazhuar dy helikopterë, efektivë të Forcave të Armatosura dhe ekipe zjarrfikëse.
Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin nga toka dhe ajri, deri në shuarjen e plotë të vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.