back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeZgjidhet problemi i ujit për 15 familje në këtë fshat të Skenderajt...

Zgjidhet problemi i ujit për 15 familje në këtë fshat të Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Pas kërkesës që Komuna e Skenderajt ka marrë nga banorët e lagjes Hoxha, në fshatin Plluzhinë, për mungesë të ujit të pijshëm, dje në bashkëpunim me organizatën “Qëndresa Kosovare”, Komuna e Skenderajt ka zgjidhur problemin e kësaj lagje, duke bërë hapjen e pusit, përmes të cilit do të furnizohen me ujë të pijshëm 15 familje të kësaj lagje.

Në fshatin Plluzhinë, sikurse edhe në 9 fshatra tjera këtë vit po vazhdon instalimi i gypit kryesor të ujësjellësit falë bashkëpunimit me Qeverinë Zvicerane, për të vazhduar me tej me kyqjet individuale, për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Lexojeni të plotë postimin e kryetarit Bekim Jashari:

I kënaqur që pas kërkesës që kemi marrë nga banorët e lagjes Hoxha, në fshatin Plluzhinë, për mungesë të ujit të pijshëm, dje në bashkëpunim me organizatën “Qëndresa Kosovare”, kemi zgjidhur problemin e kësaj lagje, duke bërë hapjen e pusit, përmes të cilit do të furnizohen me ujë të pijshëm 15 familje të kësaj lagje.

Në emër të banorëve të kësaj lagje dhe komunës sonë falënderoj organizatën “Qëndresa Kosovare”, për përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi.

Në fshatin Plluzhinë, sikurse edhe në 9 fshatra tjera këtë vit po vazhdon instalimi i gypit kryesor të ujësjellësit falë bashkëpunimit me Qeverinë Zvicerane, për të vazhduar me tej me kyqjet individuale, për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për këto fshatra: Abri e Poshtme, Aqarevë, Likoc, Llaushë, Marinë, Makerrmal, Murgë, Rezallë, Plluzhinë dhe Ticë.

Po ashtu jemi në fazën finale të përfundimit të projektit për instalimin e kyqjeve individuale në 8 fshatra, në mesin e të cilave, shumica prej tyre tashmë janë kyqyr në ujësjellës dhe kanë ujë të pijshëm si: Turiqec, Kopiliq i Ulët, Vajnik, Kopiliq i Epërm, Rakinicë, Rezallë e Re, Tushilë dhe Kllodernicë.

Gjatë kësaj periudhe, meqë ende projekti i kyqjeve individuale nuk ka përfunduar, mund të ketë probleme dhe raste kur ndonjë familje të mos ketë qasje në ujësjellës mirëpo të gjithë problemet do të evitohen me përfundimin e këtij projekti, i cili është në fazën finale.

Kështu me angazhimin tonë dhe me përkrahjen e Qeverisë dhe donatorëve, do të arrijmë që të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjitha banorët e komunës sonë.

Kjo kërkon kohë dhe buxhet bukur të madh, por që me besimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellët do të arrijmë të jetësojmë prioritetet tona.Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz