BallinaLajmeZgjedhjet lokale së bashku me ato nacionale ?

Zgjedhjet lokale së bashku me ato nacionale ?

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë mund të mbahen vitin e ardhshëm, bashkë me ato lokalet.

Kështu kanë vlerësuar analistët politikë, sipas të cilëve zgjedhje mund të ketë vetëm nëse dy partitë më të mëdha në vend, PDK-ja e LDK-ja, bien në ujdi.

Ndërkohë, këtë mundësi nuk e ka përjashtuar as koalicioni qeverisës, në të cilën kohën e fundit janë vërejtur disa “plasaritje”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa përfaqësues të partisë Demokratike të Kosovës patën deklaruar disa herë se mund të shkohet në zgjedhje para 2018-s, ata të LDK-së tashmë kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të organizohen nëse ka pajtueshmëri mes koalicionit.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës ritheksojnë se zgjidhja e vetme e krizës politike në Kosovë mbeten zgjedhjet, pasi që, sipas tyre, tashmë çdo gjë është degraduar.

LDK: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, nuk e ka përjashtuar që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të parakohshme nacionale.

Mirëpo, sipas tij, për këtë gjë fillimisht duhet të ketë mirëkuptim nga të dy palët.

“Meqë vitin tjetër janë zgjedhjet lokale, nuk përjashtohet mundësia që ndërkohë të bisedohet që të ketë edhe zgjedhje nacionale, por me kusht që për këtë të ketë pajtueshmëri”, ka deklaruar ai para pak ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz