BallinaBujqësiZgjatet deri më 10 prill afati për aplikim për pagesa direkte

Zgjatet deri më 10 prill afati për aplikim për pagesa direkte

Të ngjajshme

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të...

Immobile tregon arsyen se pse e refuzoi Milanin: Ishte e vështirë t’i thoja “jo”

Ciro Immobile ka zbuluar se Milani bëri një përpjekje...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Gavi i lumtur me rikthimin, e quan “baba” Hansi Flickun

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rikthehet në fushë pas një...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, thekër, farë gruri, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemishte ekzistuese, material fidanor, për blegtori, bletari, pula vojse, dosa në riprodhim, për bujqësi organike, si dhe për thëllëza për vitin 2017, i cili parashihej të përfundonte më 27 mars, të zgjatet deri më 10 Prill 2017.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kultivojnë këto kultura bujqësore. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet, ku aplikimi për këto projekte ka përfunduar dje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz