Zëvendësministri dhe profesori universitar thotë se zemra e lopës është fermeri

Në mesin 78 zëvendësministrave të qeverisë Haradinaj, është një i tillë që konsideron që zemra e lopës është fermeri. I njëjti është profesor universitar. Shukri Maxhuni, edhe pse tash mbanë këtë pozitë, ai kishte jetuar 12 vjet në një banesë të uzurpuar në Prishtinë.
Shukri Maxhuni u zgjodh nga Qeveria Haradinaj i 70’i zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillit Rural.
Për ta kuptuar sa i zoti është në zanatin e tij, po jua përcjellim një fragment nga libri i tij, në të cilin ai i shpreh shkathtësitë e tij prej një bujku, shkruan Gazeta Express.
Si profesor universitar, Maxhuni, thotë se zemra e lopës është fermeri, e fermerit është qumështorja e ajo e qumështores është teknologu.
Por, ky zëvendësministër njihet edhe për uzurpime.

Lexo edheMafia shqiptare me rritjen më të shpejtë në Europë
Shukri Maxhuni për 12 vjet kishte jetuar në një banesë të uzurpuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB)
Por, pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një vendimi në dhjetor të vitit të kaluar atë e emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë.















