Zemaj: Besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, Kurti po bën edhe fushatë sikur është një dhe i vetmi
dp

Lexo edheSeanca konstituive ndërpritet, Mustafa: Ishte vendim i Kurtit dhe i partisë së tij

Zemaj deklaroi se secilit i rikujtohet ngërçi i kaluar, derisa theksoi se duhen 30 ditë brenda afatit kushtetues.
“Na fut në krizë kushtetuese, e çdo shtyrje nga 30 ditëshi, pra 30 ditë kalendarik.E gjitha koha kushtetuese është në ditën e sotme sipas interpretimit dhe gjykimit tim, nëse hyjmë në një fazë tjetër të vendimit kushtetues e s’ka as sanksion qe besa pra për shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e vetëm vendime morale. Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, ka ose nuk ka -por votat për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit i takojnë shumicës parlamentare”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
I pyetur nëse LDK ishte pjesë e skenarit të Albin Kurti ku kërkoi kohë shtesë, ai tha se nuk janë njoftuar për këtë.

Lexo edheSeanca konstituive ndërpritet, Mustafa: Ishte vendim i Kurtit dhe i partisë së tij
“Jo, ne nuk kemi qenë as të njoftuam as të informum krejt çka ka rrjedhë e patë edhe vetë nga seanca kuvendore ku ishte e pritshme vetëm deklarimi i emrit sepse s’ka edhe debat. Por ky është Albin Kurti din edhe të hap debat e të bëj edhe fushatë e mendon se është një dhe i vetmi i dalë nga zgjedhjet e fundit.”/Lajmi.net/