back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeZelensky njofton se do të takohet me Trumpin të hënën në Uashington...

Zelensky njofton se do të takohet me Trumpin të hënën në Uashington D.C.

Të ngjajshme

Lirohet nga spitali Morena Taraku

Morena Taraku është liruar nga spitali. Bukuroshja pejane kishte më...

LDK mban konferencë për media, sdihet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë...

Vidhet një veturë nga një parking në Fushë Kosovë

Një veturë është vjedhur nga një parking në Fushë...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington D.C. të hënën, pasi të ketë pasur një “bisedë të gjatë dhe thelbësore” me Trump dhe më vonë me udhëheqësit evropianë për të informuar mbi samitin e Alaskës.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se do të takohet me Presidentin amerikan Trump për bisedime në Uashington DC të hënën.

Në një përditësim në Telegram ai thotë se është “mirënjohës për ftesën”.

“Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me përpjekje maksimale për të arritur paqen. Presidenti Trump informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe pikat kryesore të diskutimit të tyre. Është e rëndësishme që forca e Amerikës të ketë ndikim në zhvillimin e situatës”, tha Zelensky në një deklaratë të shtunën – e para e tij që nga takimi në Alaskë nga i cili u përjashtua.

“Të hënën, do të takohem me Presidentin Trump në Uashington D.C., për të diskutuar të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën”, shtoi ai./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz