Milaim Zeka i ka replikuar menjëherë deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, duke i thënë se asnjëherë nuk ka marr 2-sha sa ka qenë nxënës, dhe ka treguar se ka qenë një nga nxënësit më të mirë në klasë.
Për këtë Zeka i ka kërkuar Konjufcës që ta pyet edhe deputetin Fadil Beka.
“Lidhur me dyshat e Glauk Konjufca, se kta skan marak me dalë te treshat. Mbrapa teje është Fadil Beka, dhe ai mundet me të tregu që skam marr as dysh as tresh. Unë kam qenë njëri nga nxënësit ma të mirë të klasës. E kam bartë stafetën e Titos, edhe i kam qu lule Titos”, ka thënë Zeka, shkruan Periskopi.
“Ty shkon fort metafora ‘Prej Skënderit del beteri. Mos të kalojmë në fyerje të rrafshit personal”, ka përfunduar Zeka në replikën e tij./Periskopi/


