BallinaLajmeZeka: Dikush i frenoi djemtë dhe vajzat e Koshares mos me lëvizë...

Zeka: Dikush i frenoi djemtë dhe vajzat e Koshares mos me lëvizë përpara

Të ngjajshme

Trump: Pa SHBA-në, NATO është një tigër letre!

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth...

“Je shumë e bukur” – Rogerti ‘provokon’ Brikenën

Ditën e sotme Rogerti ka tentuar të diskutojë me...

Milaim Zeka, deputet i Nismës, që kishte raportuar si gazetar në luftën e Koshares ka thënë se dikush po tenton të prishë imazhin e betejës së Koshares.

Në Debat Plus ka thënë se dikush para 20 viteve i kishte frenuar djemtë e vajzat mos me marshu tutje në betejë. S’ka dashur të japë emra konkretë, por thotë se ishin personat kompetentë, transmeton Periskopi.

“Tendencioze është me injoru betejën e Kosharës. Agim Ramadani ka qenë libër në vete, si intelektual dhe si luftëtar. Kanë dashtë me thanë të pavërtetën rreth betejës së Koshares. Këta njerëz që e glorifikojnë Kosharen,” ka thënë Zeka.

“E kam vec një pyetje: Kush i frenoi djemtë dhe vajzat e Koshares mos me lëvizë përpara. Mos me marshu. Kemi taku ushtarë që kajshin edhe qenë të frustruar se nuk i lejoshin. Këta që po e glorifikojnë luftën e Koshares. Nuk i lajshin. Në aspeketin ushtarak, dy njerëz mund t’i përmedni. Njerëzit me kompetenc janë Rrustem Berisha, Nasim Haradinaj, Xhabir Gashi. Përtej këtyre njerëzve,”. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz