back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeZëdhënësi i Grenellit: Mirëpresim secilin që ndihmon Kosovën dhe Serbinë

Zëdhënësi i Grenellit: Mirëpresim secilin që ndihmon Kosovën dhe Serbinë

Të ngjajshme

Prokuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se...

Pas asistit, Casemiro shënon gol ndaj Brightonit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Një votim që mund të shkruajë histori: Kurti përballë skenarit që Kosova s’e ka parë kurrë!

Albin Kurti është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë...

Radoniqi: Rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të shpallen në ditët në vijim

KQZ sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash. Kryetari...

122 vota diferenca mes Pecit dhe Tahirit

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12...

Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha për Radion Evropa e Lirë se “të gjithë janë të mirëpritur për të kontribuar me ide, që do të ndihmonin stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës”.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, se zgjidhja përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që do të zëvendësonte Rezolutën 1244.

Bocan-Kharchenko ka folur më 9 maj për gazetën beogradase Politika.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet për Kosovën, Bocan-Kharchenko ka thënë se “për bashkëngjitjen e saj, para së gjithash, duhet ftesa e Beogradit”.

Duke komentuar deklaratat e ambasadorit rus, Qeveria në largim e Kosovës ka thënë se “Rusia ka për qëllim ta kthejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse aty ka veto”.

Përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ajo ka kujtuar se pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë.

“Pasi që organi i vetëm gjyqësor i OKB-së thotë zyrtarisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit dhe në veçanti Rusia nuk duhet ta kontestojnë mendimin e instancës së vetme gjyqësore të OKB-së. Për më tepër, Rezoluta e KS/1244/99, që pas shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të GjND-së, në një formë të heshtur është abroguar”, ka thënë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Askush prej zyrtarëve në Serbi nuk e ka komentuar deklaratën e ambasadorit rus.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë e ka pyetur ambasadën ruse në Beograd se çfarë fshihet pas propozimit të diplomatit rus, por nuk ka marrë përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz