Zbuloi se po e tradhtonte, gruaja e ambasadorit grek të vrarë në Brazil shpallet e dyshuara kryesore
BILLI

Lexo edheZbulohet infermierja shqiptare, shikoni çfarë iu bënte pacientëve në Itali

Janë zbuluar detaje të tjera pas vdekjes misterioze të ambasadorit grek në Brazil i cili u gjet i djegur brenda makinës së vet.
Mediat e huaja raportojnë se hetuesit e policisë në Rio de Janeiro kanë thanë se se guaja e ambasadorit të vrarë të Greqisë në Brazil është tashmë një e dyshuar për vdekjen e diplomatit, percjell Albeu.
Autoritetet ende nuk kanë ngarkuar askënd si fajtorë për vdekjen e 59-vjeçarit Kyriakos Amiridis, trupi i të cilit u gjet në makinë, por gruaja e tij, Françoise Amiridis është marrë në pyetje nga policia, së bashku me dy burra të tjerë.
Një nga burrat, Sergio Moreira, raportohet të jetë një polic me të cilin dyshohet se ajo kishte një marrëdhënie.
Lidhja e tyre dyshohet se ishte zbuluar nga diplomati, tashme i vdekur.
Amiridis, dhe dy njerëz të tjerë – që konsiderohen “të dyshuar” – u morën në pyetje për vrasjen e ambasadorit.
Ambasadori u gjet pa jetë në një lagje në anën perëndimore të Rio de Janeiro – zone ku gruaja e ambasadorit kishte një shtëpi.
Lexo edheZbulohet infermierja shqiptare, shikoni çfarë iu bënte pacientëve në Itali



