Çlirim Haziri i drejtohet policisë: Mos ju nënshtroni Albin Kurtit
dp

Lexo edhePasi nuk votuan Ligjin për Specialen reagon LDK: Ne nuk shantazhohemi e kërcënohemi pse kërkojmë drejtësi për viktimat- ndalni linçimet

Po vazhdon protesta para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po kërkojnë miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që, siç tha ai, të mos u binden urdhrave të kryeministrit Albin Kurti.
Haziri ka thënë se, pavarësisht numrit të madh të protestuesve në protestat e mëparshme, ata e kanë respektuar dhe mbrojtur policinë.
“Kur jemi kanë na shumë, 100 mijë vetë, e këta kanë qenë pak, i kemi ruajtur si sytë e ballit. Sot, po i nënshtrohen urdhrave të Albin Kurtit dhe të Qeverisë që nuk e kalon ligjin për UÇK-në”, ka deklaruar Haziri, raporton IndeksOnline.

Lexo edhePasi nuk votuan Ligjin për Specialen reagon LDK: Ne nuk shantazhohemi e kërcënohemi pse kërkojmë drejtësi për viktimat- ndalni linçimet
Ndërkohë, situata para Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar. Protestuesit nuk po lejojnë daljen e deputetëve nga objekti i Kuvendit, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Gjykatën Speciale.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në dhe përreth objektit të Kuvendit. /IndeksOnline/