Zbulohet infermierja shqiptare, shikoni çfarë iu bënte pacientëve në Itali
BILLI·
Një grua shqiptare, infermiere në një spital psikiatrik në Italia po hetohet për shkak se keqtrajtonte pacientët.
Mediat italiane raportojnë se Vjollca Ferati 45 vjece, këshilltari i komunës Poranssio në Itali dhe një grua rumune, Eleina Stoica 46 vjece, (koordinatore e infermiereve) janë pjesë e të akuzuarve.
Ata janë ndaluar nga Guardia di Finanza dhe u vune ne arrest shtëpiak. Kreu i komunës, Emilio Fossati, tha se ndihet i shokuar nga ky lajm dhe nuk e priste, duke bërë të ditur njëkohësisht shkarkimin e këshilltarit, Massimo Deperi 48 vjeç.
Lexo edheDramë në Pragë, arrestohet polaku që kërcënonte me bombë në aeroplan
Infermierja dhe dy të tjerët ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm. Mediat italiane japin një shembull kur thonë se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo kur i linin pa asnjë ndihmë kur u duhej të pastroheshin./Albeu.com/














