Molotov në oborrin e shtëpisë së Ramiz Kelmendit në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuarve
dp

Lexo edheBesnik Tahiri kërkon nga deputetët e VV-së të paraqiten në sallë: Ligji duhet të vijë menjëherë

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin e IndeksOnline se gjatë ditës së sotme janë raportuar dy raste të hedhjes së mjeteve ndezëse, koktej molotovi, në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, ka bërë të ditur për IndeksOnline se rreth orës 04:50 Policia është njoftuar për një rast në fshatin Zahaq, ku sipas dëshmitarit, nga një veturë në lëvizje janë hedhur mjete ndezëse, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 08:55 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku në oborrin e shtëpisë së biznesmenit Ramiz Kelmendi janë hedhur po ashtu mjete ndezëse.
Sipas Policisë, në asnjërin nga rastet nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Lexo edheBesnik Tahiri kërkon nga deputetët e VV-së të paraqiten në sallë: Ligji duhet të vijë menjëherë
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime po ndërmarrin veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve.
Më herët ishte raportuar se dyshohej për hedhjen e një mjeti shpërthyes në shtëpinë e biznesmenit Ramiz Kelmendi, ndërsa konfirmimi zyrtar i Policisë flet për mjete ndezëse, koktej molotovi./IndeksOnline/