Në disa hapësira që janë në sheshin e Tetovës mungojnë bekatonat të cilat u vendosën gjatë rregullimit të sheshit.
Dhe nga një tetovar është hetuar se kush më sakt i ka marë këto bekatona mungesa e të cilëve i japin sheshit një pamje të shëmtuar, informon portali “tetova1”.
Gjatë natës, persona që i japin me qira veturat-lodra për fëmijë në sheshin e Tetovës i marin bekatonat që kanë qenë të shtruara dhe ua vendosin mbulesave.

Përndryshe vazhdimisht nga qytetarët ka pasur ankesa për mënyrën se si sheshi i Tetovës është shëndruar në kënd për lojra dhe këto vetura-lodra dhe në shumë raste pengojn qarkullimin e lirë të njerëzve. /tetova1/