Kursantët e FSK-së realizojnë vizitë studimore në Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Shkollës së Nënoficerëve (SHNO) dhe KDS të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe QAPN të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), kursantët e Kursit të Rreshter majorëve, Gjenerata 04/2027, realizuan një vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë.

Qëllimi vizitës ishte avancimi i njohurive profesionale dhe ushtarake, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, gjithashtu bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe aftësimit të nënoficerëve të lartë, gjatë vizitës, kursantët patën mundësinë të njihen nga afër me përvojat, duke vënë në theks të veçantë në rolin, përgjegjësitë dhe rëndësinë e rreshter majorëve në udhëheqjen, disiplinën, motivimin dhe zhvillimin profesional të personelit ushtarak.

Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm bilateral ndërmjet dy forcave ushtarake FSK/FARSH, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe avancimin e standardeve të përbashkëta në edukimin dhe aftësimin ushtarak.

Lexo edheZhduket një burrë në Gjakovë

Bashkëpunimi bilateral, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi profesional mbeten shtylla të rëndësishme për ndërtimin e nënoficerëve të përgatitur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për përmbushjen e misionit.













