Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
dp·

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.
Rendi i ditës është bërë i ditur, sakaq kryesisht do të diskutohen pikat që kanë mbetur nga seanca paraprake e Kuvendit.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
- Pyetjet parlamentare;
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
- Votimi i propozimit të GP Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lexo edheNesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit












