Qendra Post-Traumatike për veteranët, OVL-ja e bindur se institucionet do ta nisin punën

Kanë kaluar më shumë se 10 vjet prej kur u miratua Ligji për Veteranët e i cili ndër të tjera parashihte edhe themelimin e Qendrës Posttraumatike.
Por, për këtë të fundit ndër vite s’u mor asnjë hapë.
Kësisoj, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social bashkë me GLPS-në, ka dorëzuar tek Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, kërkesën për themelimin e kësaj qendre.
“Fakti që kanë kaluar mbi 10 vjet dhe nuk ka pasur asnjë inicativë as nga Ministria e Shëndetësisë e as nga Mirëqenia Sociale që janë të përfshira si përgjegjëse në këtë ligj na ka shty neve që tash me ju drejtu kuvendit, komisioni përkatës që ato me i kërku llogaridhënie këtyre ministrive”, ka deklaruar Bind Skeja, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social.
Skeja pati një paralajmërim nëse kërkesa nuk shqyrtohet.
“Unë nuk e besoj që ka ndonjë arsye që Ministria e Shëndetësisë apo e Punës me refuzu e vetmja që mundet me ndodh është se munden me zhagit si proces por ne bashkë me GLPS-së kemi me i qëndru afër edhe nëse Kuvendi nuk e trajton me seriozitet atëherë do t’i shohim rrugët tjera ligjore”, ka theksuar ai për RTVDukagjini.
Që themelimi i kësaj qendre është shumë i nevojshëm, vlerësojnë edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Lexo edheBerisha akuzon policinë për gaz lotsjellës në selinë e PD-së: Skenar për të sulmuar opozitën
‘Po kemi pas raste edhe të vetëvrasjeve të veteranëve prandaj kjo kishte me qenë shumë e mirë me u marr me këtë çështje me trajtu dhe me iu ndihmu veteranëve”, ka theksuar Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së.
OVL këtë herë ka pritshmëri edhe nga institucionet.
‘Jam i bindur që nuk duhet me has në rezistencë, jam i bindur që shteti duhet me mirëpritë këtë”, ka deklaruar ai.
Në një përgjigje për televizioni nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë ndërsa Ministria për Mirëqenië sociale nuk ka kthyer përgjigje.












