Komisioni për Integrim Evropian miraton planin e aktiviteteve për vjeshtën, paralajmërohen takime me zyrtarë të BE-së
dp

Lexo edheNis mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbahet me dyer të mbyllura

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar me shumicë votash Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, i cili parasheh shqyrtimin e projektligjeve në raport me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe takime me përfaqësues të institucioneve vendore dhe evropiane.
Kryetarja e komisionit, Jehona Lushaku-Sadriu, theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë sigurimi i përputhshmërisë së projektligjeve me legjislacionin e BE-së.
Lushaku-Sadriu njoftoi gjithashtu se gjatë muajit tetor është planifikuar një takim me kryenegociatorin për integrim evropian, ku pritet të diskutohen zhvillimet në këtë proces dhe takimet e fundit në Bruksel. Po ashtu, gjatë këtij muaji janë paraparë takime edhe me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Lexo edheNis mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbahet me dyer të mbyllura
Gjatë diskutimit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, propozoi që plani për muajt tetor dhe nëntor të përfshijë edhe perspektivën e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian.
Ndërkaq, anëtarja e komisionit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkoi që propozimet dhe rekomandimet e deputetëve të dorëzohen me shkrim, me qëllim të lehtësimit të diskutimeve dhe rritjes së efikasitetit të punës së komisionit.