BallinaLajmeZbulohet kërkesa antikushtetuese e Listës Srpska me të cilën po e kërcënon...

Zbulohet kërkesa antikushtetuese e Listës Srpska me të cilën po e kërcënon Qeverinë

Të ngjajshme

Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën politike të ardhshme

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë. Ai ka...

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Deputeti i LDK’së, Ilir Ferati, thotë se Lista Srpska ka një kërkesë, të cilën po kërkon t’ia plotësojë Qeveria e Avdullah Hotit.

“Nëse Lista Serbe nuk tërhiqet nga kërkesat që nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe me marrëveshjen që ka bërë me këtë Qeveri, por edhe me ato të kaluara atëherë mendoj që nuk është mirë që të vazhdojë ky koalicion. Nëse ajo tërhiqet nga këto ankesa dhe të njëjtat i bën në frymën e Kushtetutës së Kosovës atëherë duhet të vazhdojë koalicioni”, ka deklaruar ai në T7.

Ai foli edhe për kërkesën e Listës Serbe drejtuar Qeverisë së Kosovës.“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

Në ndërkohë edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj ka folur për këtë kërkesë të Listës Serbe. Ai ka thënë që kërkesa e tyre është e papranueshme për Qeverinë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz