back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeZbulohet arsyeja pse u vra gjenerali iranian, Qassem Soleimani

Zbulohet arsyeja pse u vra gjenerali iranian, Qassem Soleimani

Të ngjajshme

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Historianët mund ta konsiderojnë verën e vitit 2018 si momentin kur Qassem Soleimani u bë shënjestër e Donald Trump.

Pasi Presidenti amerikan kishte kërcënuar Iranin në Twitter me “pasoja që rrallë ishin vuajtur në historinë e njerëzimit”, pas disa deklaratave të homologut të tij iranian, Hassan Rouhani, përgjigjja erdhi nga gjenerali Soleimani.

Në një fjalim në një bazë ushtarake, ai që ishte me shumë mundësi komandanti më i fuqishëm ushtarak në Lindjen e Mesme, tha se “komentet idiote” të Trump i ngjanin atyre të një “baristi ose menaxheri kazinoje”.

“Zoti Trump, kumarxhiu! Ti e di mirë fuqinë tonë në rajon dhe atë që jemi të aftë të bëjmë. Eja, po të presim. Ne jemi burrat e vërtetë. Ti e di që lufta do të thotë humbje për ty. Mund ta nisësh luftën, por ne do ta vendosim se si do të përfundojë ajo”, pati deklaruar Soleimani në vitin 2018.

18 muaj më vonë, një sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit i mori jetën gjeneralit iranian.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se SHBA e vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani “për të ndalur luftën, jo për ta nisur atë”. Trump shtoi se “regjimi i terrorit” që kishte vendosur Soleimani përfundoi, ndërkohë që Irani ka premtuar hakmarrje për sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit.

Duke folur në një konferencë për shtyp në resortin e tij në Florida, Trump tha: “SHBA realizoi një sulm preciz që vrau terroristin numër 1 në botë, Qassem Soleimani. Ai po planifikonte sulme ndaj diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë, por ne e kapëm mat dhe e ekzekutuam”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz