BallinaLajmeZbulohet arsyeja pse u rrah Petroviq, nga njerëzit e Listës Serbe

Zbulohet arsyeja pse u rrah Petroviq, nga njerëzit e Listës Serbe

Të ngjajshme

Javë e nxehtë po vjen, temperaturët do të arrijnë deri në 19 gradë

Java që po vjen parashihet me mot të ndryshueshëm,...

“Çdo skuadër mund ta mposhtim”, Granit Xhaka: Kështu të bashkuar, jemi të fortë…!

Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj...

Njutoni dhe molla, momenti që ndryshoi shkencën përgjithmonë

Si lindi kjo historia e famshme? Pak histori në shkencë...

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se shkak i sulmit fizik ndaj Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisë Liberale Serbe, është ndërprerja e fondeve nga Ministria e Bujqësisë, për njerëz të Listës Serbe.

Krejt kjo, pasi që këtë ministri tashmë e udhëheq, Dijana Živić zyrtarja nga partia e Sllobodan Petroviq, pas shkarkimit të Nenad Rikallos, javë më parë nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

“Sllobodan Petroviq është sulmuar për faktin se ministrja e re e Bujqësisë, e cila është nga partia e tij. Sulmuesit janë larguar nga Ministria e Bujqësisë dhe ministrja e re, ua ka ndërprerë të gjitha fondet, për këta zyrtarë të Listës Serbe, të cilët në kohën e Nenad Rikallos, u shpërblyen me fonde të mëdha”, thotë ky burim i Gazeta Blic.

Sulmuesit e Petroviqit janë: janë Milan Kostiq dhe Nenad Miliceviq, që të dy zyrtarë të Listës Serbe. I pari, sipas këtij burimi është i lidhur ngushtë me zëvendësshefin e Listës Serbe, Milan Radojqiq.

Ndërkaq, pas këtij sulmi, Petroviq tha se ai rrezikon të vritet sikurse Oliver Ivanoviq.

“Në mëngjes isha i ftuar në RTK, në programin e mëngjesit, aty kam treguar disa të dhëna për ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. Pas kësaj, kam dalë me disa miq në një restaurant në Prishtinë, dhe me ka sulmuar fizikisht Milan Kostiq, i cili ka qenë këshilltar i Rikallos. Ai edhe më parë ka bërë shpifje ndaj meje, dhe kjo nuk i ka mjaftuar më sulmuar fizikisht”, tha Petroviq, raporton Gazeta Blic.

Tutje, ai shprehu shqetësimin e tij për këtë rast, teksa shtoi se mund të përfundojë njëjtë sikur Oliver Ivanoviqi.

“Ata mund të më rrahin,  dhe të më vrasin sikur Oliver Ivanoviqin, por unë nuk do të ndalna”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz