back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeYmeri reagon ndaj komisionit për matjen e territorit, nuk ofron asnjë kundërargument

Ymeri reagon ndaj komisionit për matjen e territorit, nuk ofron asnjë kundërargument

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se imponimi me dhunë i ratifikimit të demarkacionit vetëm sa do ta thelloj krizën politike dhe pakënaqësitë e qytetarëve.

Ai më tutje ka thënë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me ratifikimin e demarkacion duhet ta heqë diplomacia e Kosovës. Sipas Ymerit për këtë kusht askush nuk ka arritur ta shpjegoj lidhjen që ka demarkacioni dhe liberalizimi i vizave.

Kreu i VV’së këtë reagim e ka bërë pas publikimit të draft-raportit të ri të Komisionit për Demarkacion, për të cilin thotë se çdo ditë po shtohet numri i atyre që po e kundërshtojnë shënjimin aktual të vijës kufitare me Malin e Zi.

Ky është reagimi i Ymerit: 

Edhe sa kohë, edhe sa argumente do të duhen që pushtetarët e mediat pranë tyre të binden se çështja e demarkacionit nuk është çështje e opozitës, por çështje e krejt Kosovës?

Numri i ekspertëve që po e kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga qeveria vetëm po shtohet. Profesorë, studiues, profesionistë të gjeografisë, topografisë e marrëdhënieve ndërkombëtare po këmbëngulin që ky demarkacion është gabim, për të mos thënë krim, sepse ia heq Kosovës një pjesë të tokës së vet.

Po na thonë se miratimi i demarkacionit është kusht për liberalizim të vizave. Është detyrë e qeverisë dhe e diplomacisë së Kosovës që ta heqë këtë kusht. Fakti është se ky kusht nuk ka qenë për asnjë vend tjetër, madje Ukraina e Gjeorgjia të cilave iu liberalizuan së fundmi vizat, kanë kufij të kontestuar. Ky kusht iu vu vetëm Kosovës, dhe vetëm në vitin e fundit që ka qenë vit protestash. Asnjëherë askush nuk ka arritur ta shpjegojë me argumente të bazuara lidhshmërinë në mes të demarkimit të vijës kufitare dhe procesit të liberalizimit të vizave. Me sa duket, dikush ka bërë lobing që Kosovës t’i vihet edhe ky kusht, që të vështirësohet argumenti opozitar. Por sa veta do të ishin në gjendje të falnin shtëpinë e tyre e të mbesnin të pastrehë, në këmbim të liberalizimit të vizave? Kjo do të ishte e padrejtë. Ne vizat i duam sepse duam të jemi të barabartë me të tjerët, dhe t’i gëzojmë të drejtat e liritë e barabarta me të tjerët. Thelbi i të qenit europian janë kushtet e standardet e barabarta ligjore e kontraktuale. Nuk bën të pranojmë standarde të dyfishta.

Imponimi me dhunë i kësaj Marrëveshje për demarkacion vetëm sa e thellon krizën politike dhe e rrit pakënaqësinë e qytetarëve. Mënyra se si po sillet Qeveria nuk ka të bëjë fare me demokracinë, që funksionon me bindje, por me autokracinë kriminale, e cila funksionon me forcë.

As mos e çoni nëpërmend ta shisni a ta dhuroni Kosovën. Ajo s’është as e pushtetit e as e opozitës. Thirrini mendjes!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz