BE-ja uron Listën Studentore dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur reformat në Serbi
dp

Lexo edheKoalicioni Shqiptar në garë për mandatin e tretë në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Bashkë për të drejtat tona, është rezultat i bashkimit politik

“Jemi të gatshëm të mbështesim reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, si dhe të punojmë së bashku për realizimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, thanë ata në një postim të përbashkët në X.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve shënon një fillim të ri në marrëdhëniet e Serbisë me Brukselin.
“Për Serbinë mund të fillojë një kapitull i ri. Dyert e BE-së janë të hapura dhe jemi të gatshëm të ecim përpara së bashku”, tha Kos në një deklaratë me shkrim, të shpërndarë për gazetarët nga kabineti i saj.

Lexo edheKoalicioni Shqiptar në garë për mandatin e tretë në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Bashkë për të drejtat tona, është rezultat i bashkimit politik
Duke uruar Listën Studentore, ajo tha se qytetarët e Serbisë e shprehën zërin e tyre duke marrë pjesë në zgjedhje në numër historik, pas pothuajse dy vjetësh protesta për demokraci, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit.
“Pikërisht këto janë vlerat që qëndrojnë në zemër të Bashkimit tonë Evropian”, tha Kos.