Para fotos së babait dëshmor, një kosovar po kërkon të bëjë histori në Amerikë

Shpëtim (Tim) Qorraj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Qorraj, po synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e tij, kësaj radhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qorraj është kandidat për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, në Distriktin e 64-t, ku garon në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 3 nëntor 2026. Ai garon si kandidat i Partisë Demokratike kundër republikanit Michael Tannousis, i cili aktualisht e mban këtë post.
Përmes një postimi në facebooke, Qorraj u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Amerikë të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
“Ka ardhur koha të dalim e të votojmë! Pjesëmarrja jonë në zgjedhje është një e drejtë, një përgjegjësi dhe një mundësi për ta bërë zërin tonë të dëgjohet.

Lexo edheLista Studentore ia kalon Vuçiqit me rreth gjysmë milioni vota
Ne shqiptarët kemi sakrifikuar shumë për lirinë dhe të drejtën e votës. Sot, këtu në Amerikë, kemi mundësinë ta ushtrojmë këtë të drejtë me krenari.”, ka shkruar ai, duke rikujtuar se votimi i hershëm zhvillohet nga 24 tetori deri më 1 nëntor, ndërsa dita e zgjedhjeve është 3 nëntori./IndeksOnline/












