Protesta e 13-të e studentëve në Tiranë mbyllet me përplasje e molotov

Protesta e studentëve në ditën e saj të 13-të ka përfunduar pas rreth gjashtë orë me një itinerar nga Ministria e Arsimit, te Kryeministria dhe sheshin “Skënderbej”.
Gjatë qëndrimit në shesh disa protestues me maska kanë ndezur zjarr, ndërkohë që i kanë vënë flakën edhe një peme në lulishten pranë sheshit. Ata kanë vendosur edhe gozhda për të çarë gomat e makinave të Policisë që mund të hynin në shesh. Protestuesit kanë qëlluar edhe me molotov forcat e policisë pranë sheshit “Skënderbej”.
Gjatë qëndrimit në bulevard, pjesëmarrës në protest sulmuan dhe thyen xhamat e Kryesisë së Kuvendit si dhe dëmtuan disa biznese në katin e parë të “Kullave Binjake”, përfshirë edhe një bankë të nivelit të dytë. Gjithashtu, protestuesit e maskuar thyen me hekur ndriçuesit te Kryeministria, hodhën gurë e kapsolla drejt godinës së qeverisë si dhe ndaj efektivëve.
Pas thirrjeve të vazhdueshme për distancim nga akte të dhunshme, policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Lexo edheKamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se nga protesta e sotme katër persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, mes të cilëve dy efektivë.












