BallinaLajmeYmeri pas dorëheqjes: Kjo është dita më e keqe e jetës sime

Ymeri pas dorëheqjes: Kjo është dita më e keqe e jetës sime

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Hamza mbledh kandidatët për deputetë të PDK-së

Bedri Hamza ka mbledhur kandidatët për deputetë nga radhët...

KFOR zhvillon stërvitje intensive ushtarake në Pejë

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme brenda Komandës...

Visar Ymeri, kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të dorëhiqet parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje. Më duhet ta them se ky është një prej vendimeve më të vështira që i kam marrë në jetë dhe një prej ditëve më të vështira të jetës sime”, ka thënë Ymeri në konferencën për media.

“Kur Lëvizja nuk është e bashkuar, nuk është e fortë, e kur kjo nuk është e fortë, humb Kosova”, tha Ymeri, duke thënë se dallimet brenda partisë e kanë bërë të marrë këtë vendim.

Tutje Ymeri është shprehur se ka dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit në partinë që ai i takon.

“Jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime dhe pasi nuk ia dola që t’i zgjidhja këto zhvillime. Shpresoj që kjo dorëheqje do të kuptohet si alarm për gjendjen që kemi ardhur dhe nga ata njerëz që kanë bërë linçime”, tha më tej ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz