BallinaLajmeHoxhaj pas tensioneve në Skenderaj: Ai që ka mbjell urrejtje e tension,...

Hoxhaj pas tensioneve në Skenderaj: Ai që ka mbjell urrejtje e tension, një ditë do ta korrë atë që ka mbjellë

Të ngjajshme

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje,...

Ngritje minimale e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Komunat paralajmërojnë protesta: Mbi 344 milionë euro humbje nga kontrata kolektive

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar protesta, duke...

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj, duke kritikuar ashpër mënyrën e veprimit të qeverisë në detyrë dhe përdorimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës për atë që ai e cilësoi si “spektakël force” dhe “teatër politik”.

Përmes një reagimi publik, Hoxhaj tha se Kosova nuk mund të qeveriset përmes provokimeve, frikësimit të qytetarëve dhe përdorimit politik të institucioneve shtetërore.

“Kosova nuk mund të qeveriset me spektakle force, me provokime dhe me përpjekje për frikësim të qytetarëve. Shteti nuk është vegël elektorale e askujt dhe Policia e Kosovës nuk duhet të përdoret për skenarë partiakë”, deklaroi Hoxhaj.Ai u ndal edhe te aksioni i njësive speciale në Skenderaj, duke thënë se propaganda politike e pushtetit doli në pah.

“Dërgimi i njësive speciale në zemër të Skenderajt për një intervistim që përfundoi me procedurë të rregullt, e nxori zbuluar gjithë propagandën dhe teatrin politik të pushtetit”, u shpreh ai.Hoxhaj paralajmëroi se gjuha e tensionit dhe përçarjes politike mund të ketë pasoja për vendin, duke shtuar se qytetarët nuk bien pre e propagandës.

“Kush mbjell urrejtje, tension dhe përçarje për interesa pushteti, duhet ta dijë se një ditë do ta korrë pikërisht atë që ka mbjellë. Qytetarët e Kosovës janë më të mençur se propaganda dhe më të vendosur se çdo përpjekje për destabilizim politik”, përfundoi Hoxhaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz