Bedri Greca është njëri nga transferimet më të bujshme të Gjilanit këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit bardhekuq nga Tirana, pas një sezoni shumë të mirë.
Greca shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asistime te Tirana duke qenë ndër sulmuesit kryesor të kryeqytetasve, shkruan Gazeta Sheshi.
Temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë kanë bërë që Grezda të frekuentojë pishinat.
Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se nuk qëndron aspak keq sa i përket trupit të tij.
Ylli i ri i Gjilanit ka sfiduar Cristiano Ronaldon për formën e trupit, pasi tiranasi nuk qëndron fare mbrapa portugezit./Gazeta Sheshi/