BallinaSportYlli fiton derbin ndaj Pejës

Ylli fiton derbin ndaj Pejës

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj GO+ Pejës me rezultat bindës 81:62, në derbin e xhiros së njëzet e tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja është zhvilluar të dielën mbrëma në Suharekë. Për Pejën kjo ka qenë humbja e katërt rresht në kampionat, ndërsa Ylli ka vazhduar formën e mirë duke regjistruar fitoren e dytë radhazi.

Takimi ka nisur i barabartë, me vendasit që e kanë fituar çerekun e parë me një pikë dallim, 19:18. Dallimi vendimtar është bërë në periudhën e dytë, kur Ylli e ka fituar këtë pjesë 22:13 dhe ka krijuar epërsi të rehatshme. Loja e mirë e vendasve ka vazhduar edhe në çerekun e tretë, që ka përfunduar 22:18, ndërsa periudha e fundit ka qenë më shumë formalitet dhe është mbyllur 18:13 për Yllin.

Te Ylli është dalluar Scott Bamforth me njëzet e katër pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime. Erjon Kastrati ka shtuar shtatëmbëdhjetë pikë, tri kërcime dhe tri asistime, ndërsa Lis Shoshi ka kontribuar me nëntë pikë dhe gjashtë kërcime.

Te Peja më i dalluari ka qenë Cesare Edwards me dhjetë pikë dhe dymbëdhjetë kërcime, ndërsa Cecil Williams e ka përfunduar ndeshjen me katërmbëdhjetë pikë dhe tri kërcime.

Pas kësaj fitore, Ylli është barazuar me pikë me Pejën. Të dy skuadrat kanë nga tridhjetë e tri pikë dhe renditen në pozitat katër dhe pesë në tabelën e Superligës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz