Pas mbylljes së javës së 33-të në Serie A, “SofaScore” ka publikuar formacionin më të mirë, aty ku bie në sy emri i mesfushorit të Kombëtares Ylber Ramadani.
Ndonëse Lecce nuk fitoi kundër Fiorentinës, shqiptari ishte ndër më të mirët në fushë, nota 8.
Ramadani në pozitën e mesfushorit defensiv, i dha “leksion” për këtë javë që lam pas dy lojtarëve me “tipologji” të njëjtë në pozicionim, fjala është për Hakan Calhanoglu (Inter) dhe kapiteni i Juventusit Manuel Locatelli.
Ndërsa na ndajnë edhe 5 javë deri në fund të sezonit në Serie A, Leccen mban përkohësisht vendin e 18-të me 28-të, “zona e ftohtë” e tabelës./Indeksonline/