Romelu Lukaku do të ndëshkohet nga Napoli me një gjobë prej rreth 150 mijë eurosh.
Ky vendim vjen pas situatës së krijuar në javët e fundit, kur sulmuesi qëndroi në Belgjikë për t’u rikuperuar pa e ndjekur plotësisht programin e klubit, përcjell “Gazeta Express”.
Lukaku u kthye në Castel Volturno për t’u takuar me drejtuesit e klubit dhe për ta sqaruar situatën, por nuk pati kontakt me pjesën tjetër të skuadrës dhe as me trajnerin Antonio Conte.
Megjithatë, edhe pse e pati një diskutim me klubin për t’i ulur tensionet, Napoli nuk është i kënaqur me mënyrën se si lojtari e ka menaxhuar këtë periudhë.
Për këtë arsye, klubi ka vendosur të ndërmarrë masa disiplinore financiare ndaj tij.
Sulmuesi belg pritet të rikthehet sërish në Belgjikë për ta vazhduar fazën e fundit të rikuperimit, me synimin që të jetë gati për t’u kthyer në fushë brenda rreth dy javësh. /Gazeta Express