Deputeti i PSK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar qasjen e qeverisë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e thirrur për çështjen e energjisë elektrike.
Duke iu referuar diskutimeve në sallë, Tahiri ka reaguar ndaj deputetes Hajdari, duke theksuar se institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë, e jo të krijojnë skandale me menaxhimin e rezervave shtetërore dhe sektorit të energjisë, raporton lajmi.net
“Shkurtimisht te znj.Hajdari që pyeti se a eshtë mirë me e blloku mocionin a me i kalu ligjet, mendoj se është mirë me punu me ndershmëri me përgjegjësi e etik e jo me ba skandale me rezerva shtetërore e të vazhdueshme me energji elektrike, nuk e i spe po i’u dhemb kaq shumë kjo far teme. Por realitet është se qytetrët e Kosovës secilin muaj e pagujanë energjinë elektrike më shtrejtë se në vitet paraprake”, tha Tahiri në foltoren e Kuvendit./Lajmi.net/