Lamine Yamal pranoi se i kishte hapur temën e Barcelonës Nico Williams-it, në kohën kur spanjolli kërkohej me ngul nga ekipi katalunas.
Për dy vjet rresht, Barcelona dështoi në merkato për Nico-n që, pavarësisht raportimeve se i ishte afruar transferit në Barcelonë, prapë se prapë zgjodhi rinovimin me Athletic Bilbao, shkruan IndeksOnline.
Një prej miqve më të afërt të Nicos te Kombëtarja spanjolle, Lamine Yamal, thotë se është e rëndësishme që sulmuesi të jetë i kënaqur dhe i lumtur.
“Fola me Nico Williams, por në fund i thashë se kjo është rruga e tij. Jam shumë i ri për t’i thënë dikujt se çfarë duhet të bëjë. Gjëja e rëndësishme është që ai të kënaqet dhe të jetë i lumtur kudo që të jetë” deklaroi Yamal.
Nico rinovoi me Bilbaon deri në vitin 2035./IndeksOnline/