back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeWalker: Thaçit i ka kaluar koha, më shumë është kujdesur për ambasadat...

Walker: Thaçit i ka kaluar koha, më shumë është kujdesur për ambasadat se për qytetarët (VIDEO)

Të ngjajshme

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili alarmoi botën për masakrat që bëheshin në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, po qëndron për vizitë në Kosovë për ta kujtuar 18-vjetorin e masakrës së Reçakut të cilët e pa me sytë e vet.

Walker, i cili njihet edhe si mik i madh i shqiptarëve, i ka disa fjalë për figurën e ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Krejt çka ai e pëlqen të figura e Thaçit është dukja e tij.

“Ai është burrë i pashëm”, thotë ai.

Por thotë e vetmja gjë që Thaçi di të bëjë, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.

“Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë Walker në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.

“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.

Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.

“Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker në këtë emision.

I pyetur se a ka qenë e mundshme që Thaçi t’i bëjë gjërat më mirë, Walker thotë se “Absolutisht po.”

Kritikat e Walker ndaj Thaçit fokusohen në periudhën e pas pavarësisë.

“Pas pavarësisë nuk e mori përgjegjësinë dhe më shumë ishte i fokusuar se si t’i mbajë të kënaqura ambasadat sesa qytetarët”, ka thënë ai.

Si përfaqësues i misionit vëzhgues të OSBE-së, Walker në rrethana të luftës në Kosovë, masakrën Reçakut të regjimit të Millosheviqit e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz